Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu së bashku me ekspertët e shëndetit publik, kanë prezantuar sot strategjinë e testimit, gjurimimit të rritjes së kapaciteteve laboratorike.

Manastirliu tha se se komponenti i parë i kësaj strategjie është ai i testimit, gjurmimit dhe parandalimit të këtij infeksioni.

Ogerta Manastirliu: ”Kjo strategji e re është hartuar nga eskpertë të komitetit teknik por edhe ata ndërkombëtarë. OBSH është duke na asistuar në komponentët kësaj strategjie. Situata që po kalojmë nuk është politike por e shëndetit publik. Në komponentin e parë, është ai i testimit, gjurmimit dhe parandalimit të këtij infeksioni.”

Manastirliu tha se testimet do të dyfishohen.

Ogerta Manastirliu: ”Fokusi do jetë fuqizimi i laboratorëve në strukturat tona të shëndetësisë, që të kemi testim në kohë dhe të dyfishojmë testimet, siç ka rekomanduar edhe OBSH. Ajo çfarë jemi duke bërë është pikërisht fuqizimi i kapaciteteve.

Gjatë prezantimit të masave për vjeshtë-dimrin, Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se, qeveria shqiptare ka vendosur të rrisë financimin për të kryer vaksinimin falas të të gjithë grupeve të rrezikuara me disa herë.

Ogerta Manastiruliu: Strategjia jonë përsa i përket situatës vjeshtë-dimër, parashikon jo vetëm fuqizim të kapaciteteve laboratorike, bashkëpunimi midis institucioneve për zgjerim të testimit, gjithashtu përsa i përket situatës vjeshtë-dimër, ku përveç rasteve që do kemi me Covid-19, do t’i shtohet edhe viroza e grupit, ndaj do të shumëfishojmë vaksinat falas për grupet të riskuara, për të minimizuar rrezikun e virozës së gripit. Përpos strategjisë së testimit, gjurmimit dhe parandalimit të kontrollit të infeksionit, vijojmë të fuqizojmë kapacitetet spitalore për të dizenjuar më shumë shtretër për pacientët me Covid-19.’

Synimi jonë është forcimi i kapaciteteve laboratorike dhe shtimi i numrit të personave që punojnë në këtë laborator. Cilësia e testeve të përdorura nga ISHP është nga më të mirat të përdorura në SHBA, Gjermani e të tjerë. Struktura do të jetë e tillë. që çdo person që ka nevojë të kryejë një test do ta kryejë në kohë reale. Kur themi teknologji të reja flasim në drejtim të përdorimit të të teknologjive që janë gati për të dalë. Po përgatitemi për periudhën e dimrit“,