Statistikat/ Barcelona-Real Madrid, balancë e frikshme

Statistikat/ Barcelona-Real Madrid, balancë e frikshme

Barcelona dhe Real Madrid kanë qenë protagoniste të një rivaliteti të jashtëzakonshëm në botën e futbollit që nga sezoni 1901-1902.

Sfida e parë “klasike” mes dy ekipeve përfundoi në favor të katalanasve me rezultatin 1-3, ku autorët e golave ishin Udo Shteinberg (2) dhe Joan Gamper.

Që nga ajo ditë janë luajtur në total 244 ndeshje duke përfshirë të gjitha kompeticionet: Liga, Kupë Mbreti, Superkupë, Kupë e Ligës dhe Kupë e Europës.

Barcelona ka fituar 96 ndeshje, 52 kanë përfunduar në barazim dhe 96 të tjera i ka fituar Reali i Madridit. Një balancë e frikshme në këtë duel vendimtar, shkruan "Panorama Sport".

NË LA LIGA

Barcelona ka mundësinë që të barazojë numrin e fitoreve. Në “El Clasico”-n e fundit, të dyja skuadrat shkuan me 72 fitore secila, por Reali fitoi 2-0 kundër Barcelonës së Setienit.

Si skuadër pritëse, Barcelona ka luajtur 92 “El Clasico” në total dhe deri tani bilanci është pozitiv me 51 fitore të katalanasve, 21 barazime dhe 20 fitore të Realit. Ecuria më pozitive e Barcelonës pa humbur një “El Clasico” të La Ligës në stadiumin e saj ka qenë 20 vite, nga 1983 deri në vitin 2003. Në atë periudhë, Reali ka arritur të marrë vetëm 5 barazime në 20 ndeshje të luajtura.

Për momentin, Barcelona ka 2 “El Clasico” pa fituar. Barazoi në gjysmëfinalen e Kupës në sezonin 2018-2019 (1-1), ndërsa në La Liga sezonin e kaluar një tjetër ndeshje përfundoi 0-0.

Fitorja e fundit e katalanasve në stadiumin e tyre është goleada 5-1, ku Leo Messi ishte në tribunë dhe Luis Suarez shënoi 3 gola.

Humbja e fundit e Barçës kundër Realit në shtëpinë e saj është në vitin 2016, kur u mposht 1- 2.

Barcelona-Real Madrid luhet nesër në ora 16:00.

Sport Lajme Futboll statistika el clasico barcelona-real madrid

EMISIONET