Startojnë sot Eliminatoret e Botërorit, Ronaldo vs De Biasi

Startojnë sot Eliminatoret e Botërorit, Ronaldo vs De Biasi

Europa nis sonte fushatën e eliminatoreve për kualifikimin në Kupën e Botës e cila do të zhvillohet për here të parë në histori në dimër dhe në Katar. Do të jetë dueli Turqi-Holandë në 18:00 që do të hapë këto eliminatore tepër të rëndësishme për të gjithë skuadrat, në veçanti për gjigandët e Europës. Tulipanët sigurisht janë favoritët e grupit për t’u kualifikuar direkt në Katar por Norvegjia dhe Turqia do të bëjnë të pamundurën në këtë grup për t’ia bërë të vështirë Holandës.

Në grupin A, është radha e Portugalisë në 20:45 për të zbritur në fushë ndaj Azerbajxhanit të Giani De Biassit, si një pretendente serioze për kualifikim dhe pse jo drejt trofeut të madh e gjithashtu në këtë grup do të luajë edhe Serbia ndaj Irlandës.

Në Grupin D, po në 20:45, kampionët e Botës në fuqi të Francës, do të nisin mbrojtjen e titullit që në eliminatore në shtëpi ndaj Ukrainës teksa Finlanda do të luajë ndaj Bosnje Hercegovinës.

Grupi H do të ketë tre sfida ku spikat dueli ballkanas Slloveni-Kroaci ndërsa Rusia do të luajë në fushën e Maltës dhe Qipro ndaj Sllovakisë.

Sport Lajme ronaldo Futboll franca de biasi Eliminatoret e Boterorit

EMISIONET