Zyrtare/ Partizani konfirmon trajnerin e ri, Abilaliaj merr drejtimin e ''Demave''

Zyrtare/ Partizani konfirmon trajnerin e ri, Abilaliaj merr drejtimin e

Partizani konfirmon Arbër Abilaliajn në rolin e trajnerit.

Ish-sulmuesi vlonjat, e nisi sezonin si drejtor sportiv te kampionët e Shqipërisë.

Por, 37-vjeçari pranoi postin e trajnerit të përkohshëm të “Demave” më 10 tetor pas rikthimit të Zoran Zekic në Kroaci.

Abilaliaj ka regjistruar vetëm fitore si teknik i Partizanit, duke dhënë kontribut të madh në ngjitjen e skuadrës në krye të Superiore. Post që e ndan me Egnatian.

Ecuria pozitive, pavarësisht skepticizmit në ditët e para, ka ndikuar që presidenca ta konfirmojë Abilaliajn në postin e trajnerit të skuadrës kryeqytetase.

EMISIONET