ZYRTARE/ Manchester City blen mbrojtësin 19-vjeçar për 40 milionë euro

ZYRTARE/ Manchester City blen mbrojtësin 19-vjeçar për 40

Manchester City ka konfirmuar nënshkrimin e mbrojtësit Abdukodir Khusanov nga Lens, në një marrëveshje me vlerë 40 milionë euro (33.8 milionë stërlina) plus shtesa.

20-vjeçari është nënshkrimi i parë i klubit për janarin dhe City gjithashtu ka një marrëveshje parimore për të blerë sulmuesin Omar Marmoush nga Eintracht Frankfurti.

Khusanov, i cili do të bëhet i pari uzbek që luan në Premier League, ka nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare e gjysmë.

Lens po bën një fitim të madh nga një qendërmbrojtës që e bleu për vetë, 100,000 euro nga klubi bjellorus Energetik-BGU në korrik të vitit 2023.

City ka marrë këtë hap për të forcuar skuadrën e saj pas një gjysmë sezoni më të dobët se sa pritej, pasi renditet me 12 dipë më pak se lideri i Premier League-s, Liverpool, që ka një ndeshje më pak.

EMISIONET