Zyrtare, Ibrahimoviç edhe një vit me Milanin

Zyrtare, Ibrahimoviç edhe një vit me Milanin

U fol gjatë gjithë ditës dhe ja ku vjen edhe zyrtarizimi.

Zlatan Ibrahimoviç rinovon kontratën me Milanin edhe për një sezon, deri në vitin 2022, një lëvizje nga klubi që sigurisht gëzon pa masë tifozët kuqezinj dhe jo vetëm.

Bomberi suedez ka qenë protagonist absolut këtë vit në Serinë A dhe Europa League me gola të rëndësishëm edhe pse dy dëmtime e ndaluan të udhëhiqte skuadrën deri në fund për titullin dhe tani gjithçka është përqëndruar te Champions League.

Zlatan Ibrahimovic do të jetë kuqezi deri 30 qershor 2022, që do të thotë se ai do të vazhdojë të luajë përtej 40 vjeç teksa për shifrat, do të përfitojë 7 milionë euro bashkë me bonuset e përfshira.

Ky është rinovimi i parë i rëndësishëm në shtëpinë kuqezi pasi tani janë dy lojtarë të tjerë shumë të rëndësishëm në fund të kontratave, Donnarumma dhe Calhanoglu.

EMISIONET