Zyrtare, Besart Berisha rikthehet në Kosovë. Firmos për Prishtinën

Zyrtare, Besart Berisha rikthehet në Kosovë. Firmos për

Pak ditë më parë Ora News njoftoi se Besart Berisha është pranë rikthimit në Kosovë për të luajtur në kampionatin dardan të futbollit dhe dukej se ishte një hap larg firmës me Ballkanin.

Por siç ndodhë zakonisht, në merkato ka surpriza dhe e tillë është edhe lëvizja e radhës e sulmuesit 36-vjeçar i cili rikthehet në Kosovë por jo për të luajtur me Ballkanin por me kampionët në fuqi të Prishtinës.

Klubi bardhekalter bëri të ditur se ka ruajtur ëmbëlsirën për në fund të merkatos duke njoftuar zyrtarisht firmën me sulmuesin që theu çdo rekord dhe fitoi çdo trofe të rëndësishëm në kampionatin Australian.

"Ëmbëlsira sa i përket afatit kalimtar është lënë për fund, Besart Berisha zbarkon te FC Prishtina.
Sulmuesi me përvojë të madhe, Besart Berisha, është përforcimi më i ri i skuadrës sonë.
Pas një karriere mbresëlënëse në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, Angli, Australi e Japoni, me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Kosovën, futbollisti me prejardhje nga qyteti i Prishtinës ka vendosur t’i bashkohet skuadrës “bardhekaltër” për ta shkrirë gjithë potencialin dhe përvojën e fituar në futbollin botëror për ekipin tonë.
Mirë se vjen Besart Berisha!
#krejtpërprishtinën #100vjetklub #PërparaBardhëeKaltër"

EMISIONET