Zinedine Zidane i fiksuar me Kombëtaren e Francës

Zinedine Zidane i fiksuar me Kombëtaren e Francës

Në ditën e 50 vjetorit të lindjes, Zinedine Zidane flet në një intervistë të gjatë për gazetën prestigjoze “L’Equipe” ku rithekson dëshirën për të marrë drejtimin e Francës, duke i dhënë një tjetër sinjal negativ sheikut Al Khelaifi, i fiksuar për ta transferuar në “Parc de Princes”.

“Nuk kam mbaruar punë me kombëtaren. Sigurisht që dëshiroj ta drejtoj dhe shpresoj që një ditë ta arrij një gjë të tillë. Kam luajtur si lojtar dhe ka qenë një nga gjërat më të mira që kanë ndodhur në jetën time. Që në ditën e parë që kam nisur punën si trajner, Kombëtarja e Francës ka qenë në kokën time.

Nuk e di nëse do të pasoj Dechamps. Kur them se dua të marr drejtimin e Francës një ditë, nuk po them tani në këtë moment. Nëse dikur do të më krijohet mundësia, unë do të jem atje sepse Kombëtarja e Francës është gjëja më e bukur që mund të rastisë në karrierën e një futbollisti apo trajneri”.

Zidane nuk drejton asnjë skuadër që pas largimit nga Reali në muajin maj të vitit të kaluar ndërsa ka refuzuar oferta të shumta nga klube prestigjoze, i fundit në radhë, PSG.

EMISIONET