Zhupa: Ndeshja sot mundësia e fundit për Danimarkën, Tafa: Belgjika skuadër favorite

Eduart Zhupa, ka komentuar ndeshjen e Danimarkës dhe Belgjikës që do të luhet mbrëmjen e sotme.

I ftuar në “Sport Magazinë”, Zhupa ka thënë se është mundësia e fundit e Danimarkës për t’i dhënë një avantazh skuadrës.

 “Mendoj se është ndeshje e vështirë nga të dyja skuadrat. Mendoj se është punuar jashtëzakonisht shumë jo vetëm në sistemin takti, por edhe në aspektin psikoloji. Mendoj se është stacioni I fundit I Danimarkës për të dhënë një avantazh për skuadrën.”

Ndërsa gazetarja Katerina Tafa, ka thënë se skuadra më favorite e këtij evropiani është Belgjika.

“Për mua Belgjika është një nga skuadrat më favorite të këtij europiani.”

 

EMISIONET