Zhupa: Broja do jetë lojtari kryesor që do luajë në Europian, shpresoj që të rikuperohet 100%

Trajneri i futbollit, Eduart Zhupa ishte i ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News ku u diskutua për kualifikimin e Kombëtares në EURO 2024. Zhupa u shpreh se Broja do jetë lojtari kryesor që do luajë në europian pasi cilësitë fizike të sulmuesit i përshtaten kampionatit europian.

‘’Objektivi u arrit. Deri në qershor shpresojmë që Broja të rikuperohet 100%. Të lozi në formacion edhe me Chelsean në Premier League. Pas kësaj periudhe, mendoj që Broja do jetë lojtari kryesor që do lozi në Europian.

Unë kështu e gjykoj. Sepse ndryshon taktika e skuadrës në Europian. Nuk do jemi më në këtë lloj kushtesh përsa i përket elementit të lojës. Ne do mundohemi që të përformojmë mirë, dhe ta fitojmë ndeshjen me taktikën tonë. Mendoj se cilësitë fizike të Brojës i përshtaten kampionatit Europian’’, tha ndër të tjera Zhupa.

EMISIONET