Zhang nuk bën asnjë hap pas, konfirmon mbështetjen për trajnerin Inzaghi

Zhang nuk bën asnjë hap pas, konfirmon mbështetjen për

Vazhdon Inzaghi, fundi i diskutimeve. Presidenti Steven Zhang u përgjigjet në mënyrë të qartë dhe të prerë tifozëve që kërkojnë largimin e tij nga klubi dhe atë të trajnerit nga stoli pas dy humbjeve rresht në kampionat.

Pas një vizite të shpejtë në qëndrën stërvitore, presidenti drekoi me stafin teknik dhe atë drejtues, duke u dhënë besim të plotë të gjithëve për të vazhduar punën e për të nxjerrë skuadrën nga situata e vështirë pasi momentalisht Interi është vetëm 2 pikë larg Milanit kur mbeten edhe 30 javë kampionat.

Besimi i dhënë është një mesazh shumë pozitiv për skuadrën që pas humbjes kundër Udineses, la pas shumë polemika por klubi beson se ka ende shumë kohë përpara në mënyrë që gjërat të ndryshojnë përfundimisht dhe Interi të synojë titullin e 19 kampion.

Ndalesa e radhës për Interin është në fillim të muajit tetor kundër Romës ku sipas të gjitha gjasave, trajneri do të ketë në dispozicion edhe Romelu Lukakun, sulmuesin që e kërkoi me ngulm në merkaton e verës.

EMISIONET