Zgjodhi Greqinë por Andrea Ndoj nuk grumbullohet për ndeshjet e marsit
E deklaroi hapur se nuk preferon Shqipërinë në vend të Greqisë duke bërë zgjedhjen e tij për kombëtaren që do të përfaqësojë, por mbrojtësi Andrea Ndoj nuk arrin të debutojë me fanellën e skuadrës helene.
Pasi veshi fanellat kuqezi të grupmoshave, papritur mbrojtësi i Olympiacos bëri një zgjedhje të ndryshme edhe pse nuk e ka të shtruar rrugën as në vendin fqinjë ku mungesa e dokumentacionit e lë jashtë ndeshjeve të marsit.
Trajneri i Greqisë nuk ka mundur ta grumbullojë të riun me origjinë nga veriu i Shqipërisë që deklaroi se ndihej më shumë grek se sa shqiptar. UEFA nuk ka ndezr dritën jeshile për aktivizimin e tij dhe Ndoji duhet të presë minimalisht edhe disa muaj.
Çështja e mbrojtësit të ri të Olympaicos bëri bujë disa muaj më parë kur jo vetëm ai por edhe babai i tij deklaroi se nuk do ta lejojë djalin të luajë për Shqipërinë, duke zgjedhur fanellën bardheblu të Greqisë.