Zbulohet femra që i ka “rrëmbyer” zemrën sulmuesit Karim Benzema (Fotot)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Gusht 2022, 11:00
Quhet Jordan Ozuna dhe është femra që ka rrëmbyer zemrën e Karim Benzema. Një emër i padëgjuar, fytyrë e pakonsumuar në ekranet televizive apo revistat rozë.
Të dy janë njohur vetëm pak javë me parë por një shikim ka mjaftuar që të ndizet shkëndija dhe bukurioshja amerikane me sulmuesin kampion Europe janë të pandarë.
Është vetë modelja amerikane që në profilin e saj në Instagram ka publikuar momente në shoqërinë e francezit që po përgatitet për një tjetër sezon të luftuar në Spanjë dhe Europë.