Zbulohen shifrat marramendëse, ja sa do të paguhen gjyqtarët në Botërorin 2026!

Zbulohen shifrat marramendëse, ja sa do të paguhen gjyqtarët

Gjyqtarët që do të drejtojnë ndeshjet e Kupës së Botës 2026 pritet të përfitojnë pagesat më të larta në historinë e këtij kompeticioni. Sipas raportimeve të mediave britanike, arbitrat kryesorë mund të fitojnë deri në 100 mijë dollarë secili gjatë turneut që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Përveç pagesës bazë, gjyqtarët që do të delegohen në fazat vendimtare të turneut do të përfitojnë edhe bonuse shtesë, duke rritur ndjeshëm të ardhurat e tyre në vetëm pak javë garë.

Botërori i vitit 2026 do të jetë më i madhi në histori, me 48 kombëtare pjesëmarrëse dhe 104 ndeshje të planifikuara. Për këtë arsye, FIFA ka zgjeruar edhe ekipin e arbitrave, duke përzgjedhur 52 gjyqtarë kryesorë, 88 asistentë dhe 30 zyrtarë të VAR-it nga e gjithë bota.

Mes emrave më të njohur që pritet të jenë pjesë e turneut janë arbitrat anglezë Michael Oliver dhe Anthony Taylor, të cilët prej vitesh gjykojnë ndeshjet më të rëndësishme në futbollin evropian.

Ndërkohë, FIFA do të aplikojë edhe rregulla të reja për përdorimin e VAR-it, duke i dhënë teknologjisë më shumë kompetenca në shqyrtimin e situatave të diskutueshme gjatë ndeshjeve. Finalja e madhe e Botërorit 2026 do të zhvillohet më 19 korrik në MetLife Stadium.

EMISIONET