“Zakonisht unë nuk garoj, fitoj”, Duka konfirmon vendimin për të rikandiduar në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s

“Zakonisht unë nuk garoj, fitoj”, Duka konfirmon vendimin

“Zakonisht unë nuk garoj, fitoj”, kështu i është përgjigjur gazetarit Altin Sulçe presidenti i FSHF, Armand Duka, i cili iu përgjigj pozitivisht pyetjes nëse do të kandidojë për një mandat tjetër në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.

“Kam pasur shumë pasion për futbollin edhe përpara se të zgjidhesha presidenti i FSHF. Nuk kam pasur fare qëllim për të qenë president i FSHF. Në atë kohë nuk e kuptoja mirë se çfarë ishte federata.

Nuk kam pasur qëllim të jem pjesë e strukturave shtetërore dhe nuk do të jem asnjëherë. Befas u gjenda brenda dhe nuk ishte ashtu siç më thanë. Më ka marrë shumë kohë. Emocionet pozitive dhe negative nuk t’i jep asgjë tjetër përveç futbolli”.

 

EMISIONET