Wanda Nara “provokon” sërish me…Maxi Lopez
Nuk di të ndalet Wanda Nara. Gjatë ditëve të fundit, mediat argjentinase e kanë rikthyer në plan të parë femrën më të përfolur të rubrikave gossip.
Pas zërave për një tradhëti të mundshmë ndaj bashkëshortit Mauro Icardi me një futbollist të martuar në Argjentinë, Wanda Nara i hedh vetë “benzinë zjarrit”, ndoshta një strategji kjo për të qëndruar gjithmonë në plan të parë.
Ish-modelja që u nda nga Maxi Lopez për t’u martuar me shokun e tij, Icardi, i rikthehet edhe një herë historisë së vjetër. Një fans e pyeti në Insta se përse nuk publikon foto me fëmijët dhe ajo iu përgjigj duke i dërguar bisedën që ka pasur me të birin që është aktualisht me Maxi Lopez, babai i tre prej fëmijëve të modeles.
Në vijim ajo ka dërguar edhe një foto të bisedës me Lopez, me të cilin duket se i ka rregulluar marrëdhëniet gjatë kohëve të fundit.