“Vrit ose do të të vrasin”, ky është “himni” stërvitor i Joshua, mesazh për Usyk

“Vrit ose do të të vrasin”, ky është

Në datën 20 gusht në Arabinë Saudite do të zhvillohet dueli më i fortë dhe i paparashikueshëm i vitit në boks mes dy superkampionëve të peshave të rënda, Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk.

Britaniku sfidant që kërkon revanshin përballë ukrainasit që vetëm pak muaj më parë ishte rreshtuar në ushtrinë Ukrainase për të mbrojtur Kievin nga sulmi rus. Usyk, mbajtës i katër gjerdanëve më prestigjozë të boksit botëror, të cilët ia rrëmbeu pikërisht britanikut, është i detyruar nga kontrata të ndeshet me kampionin ishullor që prej shumë javësh po stërvitet në kushte brutale.

“Vrit ose do të të vrasin”, ky është

“The Sun” zbulon strofullën e Joshua, i cili ndodhet në Jedah dhe i fokusuar tërësisht te stërvitja për të marrë hak në tentativën e fundit për të rikthyer nderin e gjerdanët  WBO, IBF, IBO dhe WBA në brezin e tij.

Ka zgjedhur pikërisht Arabinë Saudite bashkë me trajnerët Robert Garcia e Angel Fernandez britaniku që stërvitet më shumë se 6 apo 7 orë në ditë me ritëm të plotë në temperatura të larta për t’u përshtatur sa më shpejt me kushtet klimaterike të vendit ku do të zhvillohet dueli.

“Vrit ose do të të vrasin” është sipas “The Sun” shprehja që mbizotqëron në përditshmërinë stërvitore të boksierit që kërkon me ngulm të rikthejë lavdinë mbi shpatullat e tij.

 

 

EMISIONET