Vrapim me top apo pa top? Ardit Hila tregon sekretet e formës së Kukësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2021, 22:17
Futbollisti i ekipit të Kukësit, Ardit Hila, tregon sekretet e formës së skuadrës ku ai bën pjesë.
I ftuar në emisionin Ora Sport në Rtv Ora, Hila thotë se teknika vrapim me top ka qenë një ndihmë e madhe për ekipin.
Ardit Hila: "Në fillim shumë mendonin se Kukësi do të ishte nga ato ekipet nga mesi e poshtë. Ne fazën përgatitore kemi bërë një superfazë. Jemi njohur shumë mirë me grupin. Nga 2 javë që kemi ndenjur në Slloveni nuk kemi bërë një vrapim pa top. Çdo stërvitje e kemi bërë me top."