Vllaznia, suksesi i Europës nuk “ngroh”, skuadra me shumë pikëpyetje
Vllaznia është skuadra e fundit që siguroi biletën europiane duke arritur objektvin minimal që klubi kishte caktuiar në fillim të sezonit. Trajneri Goce Sedloski më pas me shumë vështirësi gjeti rrugën e suksesit që në Shkodër nuk ngjall entuziazëm dhe askush nuk dëshiron të flasë për këtë sezon aspak normal.
Dyshimet për gjendjen fizike të Latifit apo Malës dhe shumë pikëpyetje të tjera në kampin kuqeblu me shumë piëpyetje, mbyllet kështu një sezon me shumë dritëhije për shkodranët.
Rikthimi në fushë pas Kupës së Botës u duk se e transformoi për keq skuadrën e Mirel Josës që pas shumë tentativave për ta mbajtur të bashkuar grupin, nuk ia doli mbanë. Skuadra shkodrane festoi kualifikimin e tretë rresht në Europe çka do të thotë të ardhura shtesë për klubin.
Minimalisht rreth 400 mije euro do të shtohen si oksigjen në arkën e klubit që dihet të rimodelojë skuadrën për t’u rikthyer vitin e ardhshëm me objektivin e njëjtë, titullin kampion.