Vllaznia nënshkruan me një njohje të vjetër, mbrojtësin Dajan Shehi

Vllaznia nënshkruan me një njohje të vjetër, mbrojtësin

Vllaznia rikthen në skuadër mbrojtësin Dajan Shehi. Pas një sezoni mes Partizanit e Skënderbeut, lojtari 25-vjeçar ribashkohet me skuadrën shkodrane pas kërkesës së bërë nga trajneri Mirel Josa.

Njoftimin e bën vetë klubi verior që thekson se kontrata e nënshkruar me lojtarin është 1-vjeçare me opsionin rinovimin edhe për 1 sezon tjetër nëse palet mbeten të kënaqura nga bashkëpunimi.

Shehi e ka mbajtur të veshur fanellën e Vllaznisë gjatë viteve 2019-2021 ku numëron 43 ndeshje dhe 2 gola të shënuar. Gjatë sezonit të fundit ai u aktivizua deri në muajin janar me Partizanin dhe më pas u huazua në Korçë te Skënderbeu.

EMISIONET