Vllaznia, Mirel Josa nuk ia ka “besën” Bylisit: Fitoret i festojmë vetëm 10 minuta...

Vllaznia, Mirel Josa nuk ia ka “besën” Bylisit: Fitoret i

Trajneri Mirel Josa nuk kërkon shpërqëndrim nga skuadra që vjen pas 4 fitoreve rresht. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së lehtë në "letër" me Bylisin, tekniku i skuadrës shkodrane, aktualisht 3 pikë pas Tiranës, kërkon vazhdimësi.

"Nuk besoj se është ndeshje shumë ndryshe nga ajo e Kupës së Shqipërisë. Është një ndeshje e vështirë sepse Bylis luan mirë futboll dhe e ka shprehur një gjë të tillë që në fillim edhe pse ka rezultate të dobëta. Çdo ndeshje duhet vlerësuar në bazë të objektivave dhe momentit që luan. Bylisi ka një trajner tjetër, por e vlerëson Bylisin sikur të ishte edhe me Arjan Bellain të cilit i uroj suksese në vazhdimësi.

Një sukes, një fitore nuk zgjat ëm tepër se 10 minuta. Duhet të fikusohemi tërësisht te ndeshja e Mallakastrës. Po kalojmë një moment të mirë por duhet të kemi vazhdimësi sepse një rezultat negativ dhe të gjitha shumëzohen me zero. Me intereson shumë vazhdimësia dhe stabiliteti i skuadrës".

 

EMISIONET