Vllaznia largohet me humbje minimale nga Qipro, ka shanse për përmbysje

Vllaznia largohet me humbje minimale nga Qipro, ka shanse për

Vllaznia pëson një tjetër humbje në ndeshjen e parë, ashtu si në Bosnje por rezultati është minimal, 1-0 dhe plotësisht i kthyeshëm në “Loro Boriçi” pas një jave.

Me Brdariç në stol në stadiumin “Tsirio”, Vllaznia e nis disi me frikë takimin duke i dhënë disa hapësira qipriotëve që rrezikojnë në minutat e para por më pas edhe shkodranët futen në lojë.

Jonuzi në 19’ dha sinjalin e parë me një gjuajtje të forte ndërsa Gjurgjeviç pak minuta më pas me kokë nuk arrin të shënojë.

AEL rrit presionin dhe fillimisht godet traversën ndërsa në minutën shtesë të pjesës së parë kalojnë dhe në avantazh me Scepovic i shërbyer në zonë nga Euller.

Pjesa e dytë nis sërish me sulmet e qipriotëve dhe pak për faj të tyre dhe shumë për meritë të portierit Zogoviç, rezultati mbetet i pandryshuar.

Brdariç aktivizoi edhe Latifin në minutën e 60’ por nuk ndryshon shumë në lojën e Vllaznisë pasi AEL qarkullon më mirë dhe ushtron më shumë presion.

Gjithsesi sfida mbyllet me fitoren minimale të vendasve dhe për Vllazninë tashmë nis misioni i përmbysjes në “Loro Boriçi”.

 

EMISIONET