Vllaznia dhe Partizani nuk dinë të fitojnë, Laçi shikon Europën

Vllaznia dhe Partizani nuk dinë të fitojnë, Laçi shikon

Vllaznia në krizë rezultatesh. Pas humbjes në Ballsh vjen një tjetër disfatë, këtë herë në Durrës kundër Erzenit që surprizon dhe ngjitet në vendin e tretë, pikërisht në kurriz të skuadës shkodrane.

Vllaznia dhe Partizani nuk dinë të fitojnë, Laçi shikon

Autogoli i Smajlit që në minutën dhe dytë dhe goli i Nonatos në fundin e pjesës së parë e troditën jo pak ekipin e Josës që e nisi ndeshjen me Bekim Balajn në majën e sulmit, për herë të parë titullar që pas transferimit në Shqipëri.

Në rastin e golit të dytë, braziliani u shkëput bukur nga mesfusha dhe në mënyrë të pakuptimtë nuk u ndoq nga mbrojtja shkodrane që pretentoi për pozicion jashtë loje por nuk ishte aspak kështu.

Vllaznia dhe Partizani nuk dinë të fitojnë, Laçi shikon

Sfida u mbyll në shifrat 3-2 pasi Mala shkurtoi dhe Nonato shënoi të dytin e më pas Jonuzi mbajti në lojë kuqeblutë deri në fund. Erzeni tashmë shkon 29 pikë, 1 më shumë se Vllaznia.

Vllaznia dhe Partizani nuk dinë të fitojnë, Laçi shikon

Në sfidën tjetër të orës 19:00 Partizani vijoi rrugën e rezultateve zhgënjyese pasi u ndal në barazim 1-1 nga Egnatia. Dy gola të vonë vendosën fatin e ndeshjes. Hoti dhe Dwamena shënuan në minutat e fundit të ndeshjes që konfirmoi momentin negativ të të kuqve me dy barazime dhe po kaq humbje në 4 të fundit duke mos përfituar shumë terren ndaj Tiranës që mbetet në krye me 3 pikë më shumë se rivalët.

Vllaznia dhe Partizani nuk dinë të fitojnë, Laçi shikon

Në Laç u regjistrua një tjetër golaeadë ku vendasit dominuan 4-3 Teutën dhe shkëputen drejt zonës së sipërme të klasifikimit duke e lënë skuadrën durrsake në vendin e parafundit.   

EMISIONET