(Video) Vlahoviç zyrtarisht bardhezi dhe me numrin e Ronaldos. Ja sa i kushton Juventusit

(Video) Vlahoviç zyrtarisht bardhezi dhe me numrin e Ronaldos. Ja sa i

Dusan Vlahoviç është zyrtarisht një lojtar i Juventusit. Sulmuesi serb është blerja e madhe e bardhezinjve të cilët rikthehet të shpenzojnë kaq shumë pas Ronaldos dhe Higuain dhe në fakt blerja e fundit duket se është pasuesi I portugezit.

Në njotimin zyrtar ku shfaqet edhe blerja e re, Vlahoviç duket se ka zgjedhur numrin 7, atë që mbante Ronaldo duke sfiduar kështu me një bast shumë të madh por edhe investimi është shumë i madh.

Juventusi bëri të ditur se ka blerë për 70 mln euro cash sulmuesin nga Fiorentina por kjo shumë do të paguhet me 3 këste plus dhe kontributin solidarizues sipas rregullave të FIFA-s dhe disa tarifa shtesë prej 11 mln Euro (bonuset për agjentët e lojtarit).

Nuk ka mbaruar me kaq sepse në marrëveshjen e blerjes nga Fiorentina janë parashikuar edhe 10 mln euro të tjera bonuse në varësi të objektivëve sportive të lojtarit dhe Juventusit.

Nga ana tjetër Vlahoviç do të ketë një page neto prej 7 mln euro në sezon deri në vitin 2026 sipas kontratës së lidhur ose 12.95 mln Euro bruto të cilat shkruhen në bilancin e bardhezinjve.

Një investim i madh por një bomber i madh që ka një rrugë të gjatë përpara tanimë me një ekip të madh si Juventusi./Ora News/.

EMISIONET