VIDEO/ Vjen goli i 2-të në 6 ditë, Ernest Muçi shkëlqen në Turqi
Ernest Muçi po kalon një moment mjaft pozitiv te Besiktas në Turqi.
Futbollisti i kombëtares, i cili nuk aktivizohet shumë nga Sylvinho, ka realizuar një tjetër gol në kampionat.
Këtë herë 23-vjeçari shënoi për të kaluar në avantazh skuadrën e tij kundër Kasimpasa.
Ky ishte goli i dytë i Muçit në 6 ditë, pasi të hënën shqiptari shpiku një supergol kundër Gallatasarayt edhe pse nuk e shmangu dot humbjen 2-1.
Megjithatë ai realizim i mundsoi Muçit vendin e titullarit ditën e sotme, ndërsa këto gola kanë lënë pas nisjen e vështirë të sezonit.
Tani sulmuesi është rikthyer të jetë sërish protagonist me Besiktas, që në shkurt shpenzoi 10 milionë euro për ta marre nga Legia.