Video/ Venezia surprizon Fiorentinën, fiton 1-0 në një ndeshje me tension

Video/ Venezia surprizon Fiorentinën, fiton 1-0 në një ndeshje me

Fiorentina frenon ecurinë drejt zones së Europës në Serinë A. Në momentin ku duhej të bënte hapin e madh për më lart, ekipi vjollcë e pëson nga Venezia që arriti të merrte një fitore impresionuese 1-0.

Pjesa e parë ishte e mirë për Fiorentinën që ishte sigurisht favorite për të fituar këtë ndeshje e në fakt ishte Venezia që gjeti golin në 36’ me Aramu dhe që VAR e konfirmoi.

Pjesa e dytë ishte e karakterizuar nga momente tensioni dhe nervozizmi dhe ku u dhanë 8 kartona, 2 prej të cilëve i mori Sottil i cili la miqtë me 10 lojtarë.

Me gjithë përpjekjet e Fiorentinës, ndeshja mbyllet 1-0 me Venezian që regjistron fitoren e dytë në këtë sezon në Serinë A./Ora News/.

EMISIONET