VIDEO/ S'ndizet Tirana. Dështon 1-0 në Luksemburg dhe rrezikon kualifikimin

VIDEO/ S'ndizet Tirana. Dështon 1-0 në Luksemburg dhe rrezikon

Dështim i papritur, Tirana pëson një humbje të rëndë në Luksemburg për llogari të fazës së parë të UEFA Champions League kundër kampionëve vendas të Dudelange.

Pa ide dhe për më tepër me një lojtar më shumë për rreth 15 minuta, sërish skuadra e Orges Shehit u thye nga një gol në pjesën e dytë që mund ta penalizojë për sfidën e kthimit që do të luhet javën e ardhshme në “Air Albania Stadium”.

Ndeshja u komplikua kur Limaj 22 minuta nga fundi u ndëshkua me të verdhin e dytë duke barazuar numrin e lojtarëve në fushën e lojës.

Nuk funksionoi pothuajse asgjë në sfidën e luajtur në “Jos Nasbaum” ku vendasit kontrolluan Tiranën dhe e sulmuan në kundërsulm e madje shënuan duke shfrytëzuar përgjumjen e bardhebluve në minutën e 71 ku Hassan theu bardheblutë kur bardheblutë duhej të sulmonin më shumë por u tërhoqën në mënyrë të pakuptimtë.

Zhgënjim për kampionët e Shqipërisë që nuk arrijnë të kalojnë një kundërshtar modest në letër por shumë të vështirë në fushën e lojës. Bardheblutë nuk treguan asnjë grimcë nga skuadra që mbylli sezonin me dominim total në Superiore dhe sfida e kthimit mund të konsiderohet jetike për ekipin e Shehit që duhet të kthejë në favor disavantazhin e 90 minutave të para.

EMISIONET