Video/ Stërvitja e Maqedonisë bëhet virale, Angelovski: E merituam Europianin

Video/ Stërvitja e Maqedonisë bëhet virale, Angelovski: E

Maqedonia e Veriut është e eliminuar nga Kampionati Europian dhe ndeshjen e tretë ndaj Holandës do ta luajë për statistika dhe për të tentuar një rezultat pse jo historik ndaj tulipanëve.

Trajneri Angelovski pas humbjes me Ukrainën nuk shprehet aspak i zhgënjyer por me kokën lart pranon se Maqedonia e Veriut e meritoi të ishte në Euro 2020.

"Ne kemi treguar, me lojën në pjesën e dytë, pse jemi në Kampionatin Evropian. Ne kemi treguar që nuk jemi këtu rastësisht. Më vjen shumë keq për golin e Pandev që u anulua në pjesën e parë, një çështje centimetrash mendoj unë. Kemi zhvilluar një lojë të mire dhe tani jemi shumë të motivuar ndaj Holandës. Mendoj se do të marrim pikët tona të para në këtë Kampionat Evropian ndaj tyre”.

Ndërkohë ajo që ka tërhequr vëmendje për ekipin ballkanas me 6 shqiptarë në përbërje është një stërvitje tepër e veçantë në fushë. Lojtarët duken sikur edhe argëtohen ndërsa videoja është bërë virale në internet.

EMISIONET