VIDEO/ Spektakël me 7 gola në derbin e shqiptarëve, fiton Sassuolo e Bajramit

VIDEO/ Spektakël me 7 gola në derbin e shqiptarëve, fiton

Sassuolo ka bërë detyrën ndaj Empolit, duke fituar 3-4. Në Stadio Carlo Castellani, portieri shqiptar i Empolit, Etrit Berisha nxori 4 herë topin nga rrjeta, duke e patur të pamundur të shmangë dopietën e Berardit dhe golat e Pinamontit dhe Henrique-s.

Golat e Caputos, Fazzinit dhe Kovalenkos vlejtën vetëm për statistikë. Te Empoli titullar, ishte edhe mbrojtësi Ardian Ismajli.

Në krahun tjetër, te skuadra nga Reggio Emilia, diçka më shumë se 10 minuta lojë edhe për Nedim Bajramin, që nuk mundi të lërë shenjë në këtë ndeshje.

EMISIONET