VIDEO/ Roma e yjeve fiton me vështirësi në Salerno, Lazio bën mrekullinë në “Olimpico”

VIDEO/ Roma e yjeve fiton me vështirësi në Salerno, Lazio

Fitojnë dy skuadrat kryeqytetase të Serie A me nga një gol diferencë. Roma kalon me shumë vështirësi Salernitanan në ndeshjen e orës 20.45. Bryan Cristante ndëshkoi puljezët me një goditje nga jashtë zonës për t’i dhuruar skuadrës së Jose Mourinhos tre pikë të arta.

Paulo Dybala nuk la asnjë gjurmë në këtë përballje përveç një shtylle në rastin që mund ta kishte shfrytëzuar më mirë.

Ndeshje shumë më emocionuese ajo mes Lazios e Bolognas ku bardhekaltërit fituan 2-1 pasi kthyen në favor disavatntazhin dhe një karton të kuq të marrë nga Maximao që në minutën e 5.

Skuadra e Sarrit reagoi me një autogol të De Silvestrit dhe të përhershmin Immobile. Vetëm pak minuta në fund të takimit për Elseid Hysajn.

Sfidat e tjera të së dielës;

Fiorentina-Cremonese 3-2
Spezia-Empoli 1-0

 

EMISIONET