Video/ Rey Manaj shkëlqen, tripletë në miqësoren e parë të Barcelonës

Video/ Rey Manaj shkëlqen, tripletë në miqësoren e parë

Miqësorja e parë e Barcelonës në këtë faze përgatitore për sezonin e ri mund të thuhet se është plotësisht nën shenjën e Rey Manaj. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist absolut i ndeshjes së katalansve në testin përballë Gimnastic në qendrën stërvitore “Johan Cruyff” përballë 3 mijë tifozëve.

Teksa te Barcelona mungonin si të dëmtuar, Coutinho, Ter Stegen,  Ansu Fati e Dembele dhe me pushime, Alba, Araújo, Aguero, Braithwaite e Busquets, ishte shansi i sulmuesit shqiptar që të shkëlqente këtë mbrëmje.

Trajneri Koeman hodhi disa titullarë në pjesën e parë si Pique, Pjaniç, Umtiti e Sergi Roberto dhe pas 45 minutave rezultati ishte 0-0 teksa ndryshoi 11 lojtarë në të dytën ku erdhi edhe shansi i Manaj.

Bomberi shqiptar menjëherë tregoi vlerat duke rrezikuar teksa në 61’ me një të djathtë të fortë i dha avantazhin Barcelonës duke çliruar ekipin që po mundohej shumë për të shënuar.

Katalanasit shënuan sërish duke dyfishuar me Collado në 85’ por në 87’ skena ishte sërish për Manaj që shënon me gjoks pas një asisti nga krahët. Goli i dytë personal por nuk ka mbaruar pasi në 91’ per lojtarin kuqezi ka vend edhe për një penallti të cilën e ekzekuton në mënyrë perfekte në 91’.

Tripletë dhe një formë e jashtëzakonshme e sulmuesit shqiptar i cili bëhet protagonist dhe sigurisht një sy ndoshta drejtuesit mund ta mbajnë drejt tij pse jo për ta patur në skuadër për sezonin e ri.

Mos harrojmë që për Manajn ishte debutimi me katalanasit edhe pse me parë ishte grumbulluar me ekipin e parë por nuk kishte debutuar. Gjithashtu janë golat e parë me fanellën e Barcelonës teksa vitin e kaluar ka luajtur dhe shënuar për ekipin e të rinjve.

 

 

EMISIONET