VIDEO/ Real Madrid fantastik me Benzema dhe Alaba në finalen e Helsinkit, bie Eintracht

VIDEO/ Real Madrid fantastik me Benzema dhe Alaba në finalen e Helsinkit,

Janë gjithmonë ata, djemtë me fanella të bardha që në finale bëjnë ligjin. Real Madrid fiton edhe Superkupën e Europës duke shtuar një trofe tjetër në muze, ndoshta më pak të rëndësishëm për nga prestigji por gjithsesi një trofe me shumë që shton shkëlqimin e këtij klubi.

Carlo Ancelotti dhe banda e djemve të tij respektuan parashikimet teksa kaluan në finale 2-0 Eintracht Frankfurt jo pa vështirësi siç e tregon në pamje të parë rezultati. Fillimisht Alaba dhe më pas i përhershmi Karim Benzema me prekjen magjike të topit të dhuruar nga Vinicius Jr.

Dy gola që rrëzuan gjermanët fitues të Europa League por për fat të keq të paqartë në Helsinki pasi rastet i patën por kokën e ftohtë, jo. Kjo është superkupa e pestë europiane që shkon në llogarinë e “Los Blancos” dhe finalja e dytë e fituar ndaj shqiponjave të Gjermanisë pas asaj të vitit 1960 në finalen e Ligës së Kampioneve, ndërsa Benzema vendos një tjetër gur të fortë në rrugën e shtruar drejt Topit të Artë.

Carlo Ancelotti bëhet trajneri që e ka fituar më shumë këtë trofe dhe parakalon Guardiolën. 23 kupa për italianin prej të cilave 11 në nivel ndërkombëtar.

324 gola për Benzema me fanellën e Real Madrid duke kaluar edhe legjendën Raul Gonzalez. 

 

EMISIONET