VIDEO/ Real Madrid e nis me fitore sezonin edhe në kampionat, Alaba shpëton Ancelottin

VIDEO/ Real Madrid e nis me fitore sezonin edhe në kampionat, Alaba

Kush shpresonte që Real Madrid të gabonte, ndoshta duhet të presë ende. Kampionët e Spanjë dhe Europës bëjnë detyrën në ndeshjen e parë të sezonit, atë në transfertën e Almerias.

Banda e Ancelottit e nisi me këmbën e gabuar ndeshjen edhe për shkak të lodhjes së importuar nga Superkupa e Europës teksa pësoi menjëherë golin e parë. Ndeshje e vështirë në planin fizik për “Los Blancos” që hap pas hapi fitoi terren dhe u rithye kërcënues në të dytën.

Mund të ishte shumë mirë Benzema heroi i mbrëmjes por linjat e dyta shpëtuan kampionët nga turpi në ndeshjen debutuese. Lucas Vasquez fillimisht dhe Alaba në versionin bomber pas realizimit të Helsinkit, kthyen në drejtimin e duhur një ndeshje që mund të kishte marrë rrjedhë tjetër.

Fitore morali në një kohë që Barcelona e nis me barazim. Real Madrid bën atë që di të bëjë më mirë, duke mos u dorëzuar për asnjë moment.

EMISIONET