VIDEO/ Rama podcast me futbollistët e Kombëtares, ngacmon Uzunin: Si s'na bëre një gol me Faroet?

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një podcast me futbollistët e Kombëtares pas ndeshjes ndaj Ishujve Faroe që u mbyll pa gola dhe kualifikimit të Shqipërisë në EURO 2024. Të ftuar në podcastin e kryeministrit ishin futbollistët: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Myrto Uzuni, Mario Mitaj, Frederik Veseli dhe Elhan Kastrati. Sigurisht që në këtë podcast nuk munguan ngacmimet dhe shakatë e kryeministrit Rama me lojtarët.

Kryeministri Edi Rama: Në episodin 11 të sezonit 2 të podkastit “Flasim’’, normalisht duhet të kisha këtu 11, po një pjesë fluturuan, një pjesë janë përpara fluturimit dhe i falënderoj shumë që erdhën për një bisedë lidhur me një arritje historike, kombëtarja kuq e zi në Evropianin e 2024.

Jam  këtu me 2 nga 4 kapitenët dhe me 4 të tjerë pak më veteranë, pak më të rinj të këtij ekipi kombëtar që,jo vetëm ka arritur një rezultat fantastik, duke e çuar Shqipërinë për të dytën herë në Europian- e sa për dijeni, unë 10 vjet këtu, 2 herë në Evropian ju, - por përveç kësaj, ka ofruar një lojë që për hir të së vërtetës, e pranojnë të gjithë, është diçka e re për kombëtaren shqiptare. 

E vërteta është që përpara se të nisnim bisedën, po i pyesja pak çunat për rezultatin 0-0 meIshujt Faroe.

Natyrisht që do kishte qenë e jashtëzakonshme sikur të ishte një fitore, por mbase tani kanë filluar të na marrin shumë seriozisht edhe sidomos këto skuadrat që në letër janë më të lehta, në futboll s’ka më të lehtë, marrin masa e mbyllin më shumë.

Po këtu s’jemi për t’u mbyllur, këtu jemi për t’u hapur.

Edhe me lejen e dy kapitenëve fjalën i pari e merr MyrtoUzuni që është një kapiten pa fashë dhe pa titull, por që realisht prej disa vitesh tanimë, e ka fituar statusin e monumentit të ekipit kombëtar.

Uzun po si s’na bëre një gol dje me Faroen?

Myrto Uzuni: I kam lënë golat për në evropian. Ishte pak  vështirë dje pasi një ekip si Ishujt Faroe mbroheshin me forca të shumta në fazën defensive dhe ishte e vështirë që të çaheshin pasi me ekipet më të mira në letër luajmë më futboll të hapur, kurse ekipet qe janë më të dobëta në letër luajnë një lojë të mbyllur, dhe është shumë e vështirë te depërtosh në atë zonë, normal.

EMISIONET