VIDEO/ Rei Manajn nuk e ndalon askush në Turqi, sulmuesi shqiptar protagonist në 5 gola
Rey Manaj duket se ka rigjetur formën më të mirë të mundshme. Sulmuesi i Shqipërisë ishte protagonist më katër golat e skuadrës së tij, në fitoren 5-2 të Sivasspor ndaj Kayserispor.
Manaj fillimisht zhbllokoi rezultatin në minutën e 5-të, ndërsa në minutën e 10-të, dha pasimin e fundit, para se Piri të shkaktonte autogol.
Në fundin e pjesës së parë, lushnjari asistoi te goli i shënuar nga Rodrigues. Të njëjtën gjë Manaj e bëri edhe në minutën e 77-të, kur asistoi te goli i Bassan.
Goal Rey Manaj
— Goals433⚽ (@Goals433) January 25, 2025
Sivasspor 1-0 Kayserispor pic.twitter.com/xl7AtSZgG8
Në fund, 27-vjeçari realizoi edhe golin e dytë personal, duke vulosur takimin.
Goal Rey Manaj ????????
— Goals433⚽ (@Goals433) January 25, 2025
Sivasspor 5-2 Kayserispor#SVSvKYS #GösterGücünü pic.twitter.com/0OuzMykBKB
Me dy gola dhe dy asiste, Manaj ishte padyshim lojtari i ndeshjes, teksa u vlerësua me notën 9.1.