VIDEO/ Publikohen pamjet e sherrit të madh mes Tiranës dhe Vllaznisë, në futbollin e femrave

Ngjarjet e ndodhura mes Tiranës dhe Vllaznisë së femravë në kompleksin “Skënder Halili” ishin të turpshme. Kjo sepse pritej një ditë e vërtetë feste në futboll, nga dy klubet që ndajnë vendin e parë pas fitoreve të marra.

Klubet e Tiranes dhe Vllaznise kanë reaguar pas asaj që ndodhi, teksa më poshtë mund të shihni dhe videon e sherrit të madh. Kujtojmë se ndeshja u ndërpre në minutën e 22’ ditën e shtunë(25 nëntor).

Në vazhdim pritet të bëhen të ditura dhe vendimet nga Komisioni i Disiplinës.

Fillimisht ishte Tirana që reagoi, më 25 nëntor.

VIDEO/ Publikohen pamjet e sherrit të madh mes Tiranës dhe

Reagimi i plotë: 

“Ditën e sotme ishte planifikuar të luhej ndeshja KF Tirana Femra – KF Vllaznia Femra, në kompleksin “Skënder Halili”. Në këtë takim, klubi shkodran nuk ka lejuar që ndeshja të luhet, duke dhënë shembullin më të keq, në një vend ku futbolli i femrave po zhvillohet dhe për më tepër që dy skuadrat ishin duke zhvilluar kampionat me pikë të plota dhe duke ndarë vendin e parë.

Në minutën e 22-të ndeshja është ndërprerë,  pasi skuadra kundërshtare ka reaguar ndaj pankinës sonë, fillimisht duke sharë e duke fyer, e më pas duke kaluar edhe në dhunë fizike.

Situata ka eskaluar, ku drejtuesit e Vllaznisë Femra, janë larguar nga pankina e tyre dhe kanë ardhur në pankinën e skuadrës së Tiranës dhe kanë nisur të shfaqin akte të tmerrshme dhune e të godasin stafin teknik, drejtuesit e klubit të Tiranës Femra si edhe futbollistet.

Klubi i Vllaznisë Femra ka dhunuar barbarisht drejtoreshën e klubit të Tiranës, Edonisa Aliaj, portieren Delvina Dyrmishi dhe futbollisten Flondra Behrami.

Dhuna ndaj grave edhe vajzave është një shkelje e përhapur e të drejtave të njeriut dhe një problem global i shëndetit publik me përmasa epidemike.

Ne si klub, presim zbardhjen e kësaj çështjeje nga organet kompetente dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë deri sa ngjarja të zbardhet plotësisht e aktorët që po shkatërrojnë futbollin “Fair Play”,  të marrin dënimin e merituar.

Asnjë justifikim për dhunën ndaj vajzave dhe grave! Asnjë justifikim për dhunën në sport!

KF TIRANA”, shkruan klubi i Tiranës në rrjetet sociale.

Një ditë më vonë, më 26 nëntor, Vllaznia postoi reagimin e saj.

Reagimi i plotë:

Klubi I Futbollit të Femrave Vllaznia njofton të gjithë opinion public dhe sportdashës se dënon me forcë të gjitha aktet e dhunshme të ndodhura ditën e shtunë, 25 Nëntor 2023, në ndeshjen Tirana-Vllaznia, të luajtur në fushën sportive “Skënder Halili” në Tiranë.

Duke qenë të vendosur për të përmbushur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga zbatimi I rregullores së aktivitetit dhe Kodit të Disiplinës Sportive, kemi përmbushur detyrimin për të raportuar pranë organeve kompetente të FSHF-së duke evidentuar me fakte dhe argument dështimin e plotë të organizatorëve të kësaj ndeshje për organizimin e saj sipas rregullave të përcaktuara qartë.

Lojtaret e KFF Vllaznia dhe zyrtarët e saj të ndodhur në kushtet e mbrojtjes ekstreme dhe pa prezencën e forcave të rendit të cilat janë informuar nga trajneri  I KFF Vllaznia, përballuan me dinjitet sulmin e paprecedent të organizatorëve të këtij takimi nëpërmjet personave civilë të future nga katër anët e fushës!|!!

Dëshirojmë të njoftojmë të gjithë opinion publik se lojtaret dhe zyrtarët e KFF Vllaznia kanë marrë menjëherë ndihmën e parë mjekësore në urgjencën e Spitalit dhe gjendja e tyre shëndetësore tashmë paraqitet e stabilizuar.

Nga ana tjetër organizatorët e këtij takimi përtej detyrimit të shprehur qartë në rregulloret e aktivitetit për organizatorët e këtij takimi që të “garantojnë sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, lojtarëve dhe zyrtarëve t ë ekipit mik gjatë qëndrimit të tyre;” reagimi I menjehershëm mediatik I fajtorëve të zënë në faj nuk I shërben distancimit nga sjelljet e dhunshme të ndodhura ndaj miqve në shtëpinë e tyre!

Në mbyllje të kësaj deklarate, KFF Vllaznia është në kontakt të vazhdueshëm dhe po bashkëpunon ngushtësisht me organet e Federatës Shqiptare të Futbollit, me besimin e plotë në zbardhjen e kësaj ngjarje të turpshme për futbollin shqiptar duke kontribuar në ndëshkimin e personave përgjegjës dhe parandalimiin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen!

KFF VLLAZNIA”, shkruan klubi shkodran.

EMISIONET