VIDEO/ Premier League, gol shqiptar në javën e dytë, Arsenal dhe City të pandalshëm

VIDEO/ Premier League, gol shqiptar në javën e dytë, Arsenal dhe

Shënon një shqiptar, shpërthen Gabrial Jesus, nuk ndalet Manchester City por nuk gjen rrjetën Halaand. Këto janë disa nga temat kryesore të ndeshjeve të javës së dytë në Premier League ku skuadrat pretendente nuk zhgënjejnë por lajmi i madh është sigurisht fitorja e dytë e Arsenalit.

Skuadra e Artetas kaloi 4-2 Leicester në një ndeshje spektakolare ku dy golat e parë i shënoi braziliani i transferuar nga City madje Jesus rrezikoi të shënonte edhe po kaq të tjerë ndërsa në të dytën Xhaka dhe Martinelli plotësuan pokerin e “Topçinjve” që ngjiten përkohësisht në krye bashkë me kampionët në fuqi të Manchester City.

Bardhekaltërit e Pep Guardiola-s nuk e vunë asnjëherë në diskutim fitoren ndaj Bournemouth në “Etihad” duke treguar muskujt në një ndeshje pa histori. 4-0 me golin e parë që lindi nga asisti i Halaand për Gundogan ndërsa më pas De Bruyne me të jashtmen shënoi një supergol që u pasua nga rrjetat e Foden dhe autogoli i Lerma.

Sukses qe e ngjit në kuotën 6 pikë dhe 6 gola të shënuar e asnjë të pësuar në 180 minuta për skuadrën e Guardiolës që duket se ka arritur një fazë pjekurie të pabesueshme. Në ndeshjet e tjera u regjistruan këto rezultate;

Brighton – Newcastle 0-0

Southampton – Leeds 2-2

Wolverhampton – Fulham 0-0

Aston Villa - Everton 2-1

EMISIONET