VIDEO/ Për herë të dytë - Daku gjuan penalltinë, por shiheni ku shkon topi
Mirlind Daku ka humbur sërish një penallti për Rubin Kazan. Sulmuesi i Kombëtares shqiptar gaboi penalltinë e dytë radhazi në Rusi, ndërsa katër ditë më parë nuk ia kishte dalë të shënonte kundër CSKA-së së Moskës.
Kësaj here ishte kundër Krasnodarin, ndërsa sfida u mbyll me barazim 1-1. Daku u kthye në protagonistin kryesor të pjesës së parë.
Fillimisht asistoi golin e minutës së 18-të. Më pas në minutën e 31-të ishte po ai, që gaboi nga 11-metërshi që fitoi vetë.
Sfida ishte e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit rus. Krasnodari kryeson, ndërsa Rubin Kazan në vendin e shtatë numëron 18 pikë më pak.