Video/ Nga La Masia në titullar. Barça kërkon të blindojë talentin e madh

Video/ Nga La Masia në titullar. Barça kërkon të

Barcelona nuk mund të bëjë goditje të rëndësishme në merkaton e dimrit por për drejtuesit ka një tjetër mision të rëndësishëm, rinovimin me talentet e skuadrës. Është 17-vjeçari Gavi prioriteti i katalanasve pasi koha nuk pret ndaj dhe këta të fundit kanë takuar agjentin e fantazistit spanjoll për të përshpejtuar zgjatjen e kontratës me të.

 

Aktualisht, Gavi ka një kontratë deri në 2023 me klubin, një kontratë e vjetër e firmosur që kur ai ishte me të rinjtë në akademinë e famshme La Masia.

17-vjeçari në këtë kontratë ka një  klauzolë vetëm 50 mln Euro dhe kjo e fundit shqetëson drejtuesit duke parë se Chelsea po mendon seriozisht ta paguajë për të rrëmbyer lojtarin nga Barcelona. Kjo është edhe arsyeja që drejtuesit duan të përshpejtojnë bisedimet për të firmosur një kontratë që mesfushori e meriton, me pagën që do të rritet vit pas viti e çështë më e rëndësishmja, një klauzolë prej 1 miliardë Euro.

Talenti spanjoll i ka habitur të gjithë në fakt me atë që po tregon por për Barcelonën nuk është surprizë, në videon më poshtë mund të shikoni edhe se çfarë ai jepte në La Masia./Ora News/.

EMISIONET