VIDEO/ Ndeshje e 'çmendur' me 6 gola, Barcelona barazon ndaj Granadës. Uzuni jep asist

VIDEO/ Ndeshje e 'çmendur' me 6 gola, Barcelona barazon ndaj

Duel dramatik me 6 gola, Barcelona nuk ka shkuar më shumë se barazimi 3-3 në shtëpi ndaj Granadës së Myrto Uzunit, në përballjen tepër emocionuese që i pati të gjitha.  

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u bë protagonist me asistin e dhuruar për golin e dytë të shënuar nga Pelistri, ndërkohë që në minutën e 82-të, një pritje spektakolare e Ter Shtegen, i mohoi golin Uzunit, i cili nuk u besoi syve nga reagimi i gardianit të Barcelonës, duke vendosur duart në kokë.

Gjithashtu talenti nga Berati tentoi në pjesën e parë të shënonte një eurogol me roveshatë, por nuk mundi të koordinohej siç duhet.  

Gjithsesi një pikë shprese kjo për Granadën, që endet në ujra të turbullta.

Në krahun tjetër, katalanasit iu falën dopietës së talentit Jamal dhe golit të Levandovskit, që arritën të shmangnin një disfatë të mundshme.  

Golat:

https://streamin.one/v/1b5a8387

https://streamin.one/v/3cc94b9d

https://streamin.one/v/8fbe9151

https://streamin.one/v/c9bb4f4f

https://streamin.one/v/0791c188

https://streamin.one/v/1427ecc7

EMISIONET