VIDEO/ Ndeshja ndaj Italisë, me daulle dhe veshje tradicionale, tifozët shqiptar sfidojnë shiun në Gjermani

Sot Shqipëria luan ndeshjen e parë në Euro 2024, ku përballë do ketë Italinë.

Mbështetja për Shqipërinë ka qenë tej mase e madhe nga tifozët kuqezi.

Në stadiumin e Dortmundit raportohet se do jenë rreth 50 mijë tifozë shqiptarë.

Tifozët kuqezi kanë mbushur rrugët e Dortmundit në pritje të ndeshjes.

Siç shikohet edhe nga pamjet, të veshur me kostume tradicionale dhe me daulle sfidojnë motin e keq dhe shiun në Gjermani.  

EMISIONET