(VIDEO) Napoli luan “tenis” në Amsterdam, Liverpool rigjen fitoren

(VIDEO) Napoli luan “tenis” në Amsterdam, Liverpool rigjen

Napoli kompleton mrekullinë e tretë në grupin A të UEFA Champions League duke i dhënë një leksion edhe Ajaksit në “Johan Cruyff Arena” me fitoren e ekzagjeruar 6-1.

Holandezët shënuan të parët me Kudus por më pas uragani i kaltër nuk u ndal as në një dhe as në dy por në plot 6 gola ku protagonist ishte Raspadori me dy realizime ndërsa Kvaratchkelia la sërish gjurmë e bashkë me të edhe Simeone, Zielinski e Di Lorenzo.

Pikë të plota, 9 për Napolin kryesues dhe tre të parat për Liverpool në po të njëjtin grup pas suksesit 2-0 ndaj Rangers FC. Në “Anfield Road” skuadra e Jurgen Klopp u kthye te fitorja me golat e Alexander Arnold dhe Momo Salah.

EMISIONET