Video/ Napoli i “vjedh” barazimin Leicester, fitojnë Monaco e Lyon në Europa League

Video/ Napoli i “vjedh” barazimin Leicester, fitojnë Monaco e

Edhe ndeshjet e tjera të mbrëmjes në Europa League ishin tepër emocionuese, shkruan Ora News.

Supersfida Leicester-Napoli e Grupit C, ishte spektakolare teksa vendasit kryesonin 2-0 me golat e Perez dhe Barnes por italianët arritën ta kthenin ndeshjen me dy gola të Osimhen në pjesën e dytë.

Në grupin B, PSV arriti një barazim spektakolar 2-2 ndaj Sociedad ndërsa Monaco mundi minimalisht 1-0 Sturm Graz.

Në Grupin A, Lyoni impresionoi me fitoren 2-0 në fushën e Glasgow Rangers, ku Xherdan Shaqiri u aktivizua në pjesën e dytë ndërsa në ndeshjen tjetër të ktij grupi, Brondby barazoi pa gola me Sparta Prague.

Në Grupin D, Olympiacos nuk e pati të lehtë në fitoren 2-1 ndaj Royal Antwerp teksa Eintracht Frankfurt mori një barazim të vështirë 1-1 në një sfidë të tensionuar ndaj Fenerbahçes.

 

EMISIONET