VIDEO/ Mungesa e Gjimshitit nuk ndihet, Atalanta shkatërron Genoan
Atalanta nuk e ndien mungesën e Berat Gjimshtit. Pavarësisht se mbrojtësi kuqezi nuk mund të jepte kontribut në takimin e radhës në Serinë A për arsye dëmtim, Atalanta siguroi një fitore me goleadë përballë Genoas në “Gewiss Stadium” të Bergabmos.
Pjesë e parë, në fakt, prodhoi vetëm një gol, që mban firmën e Reteguit (24’).
Në fraksionin e dytë, sulmuesi i kombëtares italiane realizoi edhe dy gola të tjerë, duke shënuar në total tregolësh (mori topin në shtëpi), ndërsa në listën e goashënuesve shënuan emrin edhe Ederson dhe de Roon.
Golin e “flamurit” për Genoan e realizoi në fund Ekhator