VIDEO/ Muller pas humbjes ndaj Leverkusenit: Lojtarëve tanë u mungojnë bo..t!

VIDEO/ Muller pas humbjes ndaj Leverkusenit: Lojtarëve tanë u

Thomas Muller ka shpërthyer si rrallë herë pas humbjes 3-0 të Bayern Munich kundër Bayer Leverkusen.

Menjëherë pas takimit, legjenda e klubit ka dalë në intervistën për mediat dhe ka folur me grintë dhe pasion, duke mos përmbajtur gjuhën.

“Janë shumë gjëra që po tregohen nga fusha. Të jem i sinqertë, jam i inatosur shumë. Po them një shprehje të Oliver Kahn: Ajo se çfarë më mungon nga lojtarët e mi, janë bo..t në fushë.

Ne jemi më mirë në stërvitje. Është në rregull të ndiesh presionin, por këtu duhet të ketë energji, kjo na mungon.

Ndonjëherë duhet të flasim pak për lojtarët, nuk është më punë trajneri. Kemi shumë lojtarë që luajnë në nivele të larta që duhet të ngrenë nivelin në ndeshje”, tha Muller.

Pas kësaj ndeshje, “Aspirinat” kryesojnë me 55 pikë, duke lënë mbrapa Bayernin e Tuchel me 5 pikë më pak.

EMISIONET