Video/ Muçi asist, Kastrati shënon, shqiptarët i jepin fitoren Legias në Europa League

Video/ Muçi asist, Kastrati shënon, shqiptarët i jepin fitoren

Ernest Muçi edhe njëherë tregon se është një lojtarë me vlerë dhe po rritet dita ditës te Legia e Varshavës. Këta të fundit luajtën ndeshjen e parë në Europa League në Grupin C teksa arritën të fitonin një ndeshje dramatike në sekondat e fundit ndaj Spartak Moscow.

Rusët padyshim që ishin favoritët e këtij takimi të luajtur në Moskë por padyshim që ishte Ernest Muçi ai që meriton më shumë vlerësim për fitoren 1-0 të Legias në sekondat e fundit.

Sulmuesi shqiptar i futur në pjesën e dytë si zëvendësues bën një shpërthim në krahun e majtë duke u afruar në zone dhe me një asist perfekt dha topin për Lirim Kastratin, me sulmuesin dardan i cili kishte vetëm për ta shtyrë topin në rrjetë.

Me një fitore të tillë, Legia e nis në mënyrën më të mirë aventurën e saj në Europa League në Grupin C, sigurisht falë edhe dy lojtarëve shqiptarë.

 

EMISIONET