VIDEO/ Mourinho jep parashikimet për EURO 2024: Ja kush do jetë fitues i turneut
Trajneri Jose Mourinho ka dhënë parashikimet e tij para fillimit të Kampionatit Europian 2024 në Gjermani.
Portugezi që sapo u zgjodh tekniku i ri i Fenerbahces, do të jetë analist në ndeshjet e europianit.
Sipas parashikimit të tij, kombëtarja që fiton Euro 2024, do të jetë Portugalia, e cila do të përsërisë suksesin e vitit 2016.
Më tej, ''Special One'' sheh si finalist kombëtaren angleze.
Ndërkohë golashënuesi i turneut sipas Mourinhos do të jetë Harry Kane, ndërsa lojtari më i mirë mesfushori Jude Bellingham.
Euro 2024 do të nis ditën e premte, kur vendasit e Gjermanisë do të përballen me Skocinë në ndeshjen e vlefshme për grupin A.
Jose Mourinho gives us his #EURO2024 predictions! ???? pic.twitter.com/zpEP2qtud3
— Football on TNT Sports (@footballontnt) June 12, 2024