VIDEO/ Mision i përmbushur, shpëton Fluminense, Thiago Silva në lot pas ndeshjes vendimtare
Thiago Silva e ka përmbushur misionin e tij. Në moshën 40-vjeçare, ish-mbrojtësi i Milanit la Europën dhe Chelsea-n për t'u rikthyer në vendlindje, te klubi ku u rrit.
Fluminense, skuadër nga Rio de Janeiro, po kalonte një situatë të vështirë për shkak të një fillimi të dobët të sezonit dhe ishte shumë afër rënies nga kategoria.
Megjithatë, në fund ia doli të shpëtonte.
Në javën e fundit, Fluminense arriti të triumfonte në fushën e Palmeirasit (1-0) dhe pas vërshëllimës së fundit, ish-futbollisti i kombëtares braziliane u gjunjëzua, duke puthur fushën me lot në sy.
Më pas, ai u kthye nga tribuna, ku ndodheshin tifozët e tij, dhe deklaroi:
"Frika është pjesë e jetës sonë, ajo është konstante, por mendoj se guximi ynë duhet të jetë më i madh se frika jonë, dhe mendoj se duhet të lavdërojmë emrin e Zotit, sepse ky ka qenë një vit shumë i komplikuar," tha ai pas ndeshjes.
View this post on Instagram