VIDEO/ Milani superfuqi çel Serie A me fitoren spektakolare, 3 pikë edhe për Gjimshitin

VIDEO/ Milani superfuqi çel Serie A me fitoren spektakolare, 3 pikë

Kampionët e nisin si kampionë. Milani bind me lojë dhe rezultat që në ndeshjen e parë të sezonit. Serie A nis me 4 gola për kuqezinjtë në një sfidë spektakolare të luajtur në “San Siro” përballë 70 mijë spektatorëve.

4-2 për ekipin e Stefano Piolit në kërkim të yllit të dytë në fanellë. Ndeshje që dhuroi ritëm të lartë me një gol të shpejtë të Udineses që krijoi iluzionin e një rezultati surprizë në shtëpinë e “Djallit” por Theo Hernandez barazoi llogaritë nga pika e bardhë dhe 4 minuta më pas Rebic që Pioli e zgjodhi titullar, kaloi vendasit në avantazh.

Pjesa e parë u mbyll në barazim por menjëherë nga dhiomat e zhveshjes Diaz sigloi golin e tretë dhe më pas sërish Rebic të katërtin. Sukses shumë i rëndësishëm që konfirmon kampionët në një moment superpozitiv edhe pas ndalesës së gjatë 2-mujore që pasoi festën e titullit.

Në ndeshjen tjetër, Atalanta e Berat Gjimshitit shënoi dy gola për të thyer Sampdorian në Gjenovë ku skuadra e Gasperinit rrëmbeu një 3-pikësh me shumë vlerë.

EMISIONET