Video/ Milani merr fitoren e parë dhe ruan shpresat për kualifikim, Liverpool bën detyrën

Më në fund, Milani ka marrë edhe fitoren e pare në ndeshjet e Champions League. Kuqezinjtë sigurojnë 3 pikët e para që në fakt e mbajnë skuadrën e Piolit në garë për t’u kualifikuar më tej dhe gjithçka do të varet në ndeshjen e fundit.
Në “Wanda”, Milani mori maksimumin duke mundur 1-0 ekpin e Simeones në një betejë shumë të forte tekse deçiziv rezultoi goli i Messias në minutat e fundit.
Po në Grupin B, Liverpooli bëri detyrën me fitoren 2-0 ndaj Portos falë golave të shënuar nga Thiago Alcantara dhe Salah në pjesën e dytë ku të kuqtë edhe pse ishin kualifikuar mundën Porton që ruan çuditërisht vendin e dytë. Tashmë ndeshjet e fundit do të jenë një betejë e vërtetë sepse si Milani ashtu edhe Porto me Atleticon janë në garë për t’u kualifikuar më tej.
Ndërkohë në Grupin C, Dortmundi rrezikon eliminimin seriozisht pas humbjes 3-1 në Portugali në Lisbon përballlë Sporting dhe tani gjithçka do të varet nga ndeshjet e fundit./Ora News/.